Komuna e Ferizajt harton Planin Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm dhe Integrimin e të Huajve

Komuna e Ferizajt ka hartuar Planin Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm dhe Integrimin e të Huajve, në përputhje me Strategjinë për Migrim 2021–2025, Rregulloren (QRK) Nr. 22/2020 për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Rregulloren (QRK) Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve.

Hartimi i këtij plani është realizuar nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK), në bashkëpunim me drejtoritë komunale dhe përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, të angazhuar në kuadër të grupit punues.

Sipas antarës së grupit punues Besa Çarkagjiu-Bibaj, ky plan synon zbatimin e koordinuar të politikave të riintegrimit dhe integrimit në nivel lokal, duke u fokusuar në riintegrimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të personave të riatdhesuar dhe krijimin e një sistemi efektiv të shërbimeve që u përgjigjet nevojave të tyre.

Dokumenti përmban objektiva të qarta, aktivitete konkrete, masa zbatuese, institucionet përgjegjëse dhe mbështetëse, afatet kohore, kostot e përafërta financiare, indikatorët e matjes së rezultateve dhe mekanizmat e verifikimit të zbatimit.

Plani është hartuar në përputhje me Planin e Veprimit në nivel qendror dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamentin përgjegjës për Riintegrim dhe Integrimin e të Huajve, duke reflektuar njëkohësisht nevojat specifike të personave të riatdhesuar në Komunën e Ferizajt.

Përmes këtij plani, Komuna e Ferizajt synon të sigurojë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar, si dhe për integrimin e të huajve, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së tyre dhe fuqizimin e përfshirjes sociale në komunitet.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi Publik Buxhetor me banorët e Fortesës, Sapniqit dhe Pataqanit të Poshtëm

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me Grupin Punues për …