Komuna e Hanit të Elezit aprovon doracakun “Libri i proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike”

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës Mallzum Qajani dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari pritën në takim pune këshilltarin e financave publike të projektit USAID TEAM, Drilon Shala. Takimi është realizuar me qëllim të aprovimit të doracakut “Libri i proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike”. Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari njëherit udhëheqës i grupit punues i formuar me datën 13.05.2020, bazuar në Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe Rregullën Financiare Nr.01/2010 për Menaxhimin Financiar dhe Kontroll, përkrahur edhe nga këshilltari i financave publike të projektit USAID TEAM, kanë përgatitur doracakun “Libri i proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike”. Kryetari Suma falënderoi Drilon Shalën, këshilltar i financave publike nga projekti USAID-TEAM, për përkrahjen dhe kontributin që është dhënë në finalizimin e këtij dokumenti. Ky Libër i proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike do të jetë si udhëzues për menaxhimin e sektorit publik për zbatimin e kërkesave të menaxhimit financiar dhe kontrollit me fokus analizën dhe menaxhimin e rreziqeve. Ky libër përmban 13 fusha si: procesin e buxhetit komunal, procesin e menaxhimit të pagave, procesin e shpenzimeve për mallra dhe shërbime, procesin e shpenzimeve për komunali, procesin e shpenzimeve për subvencione dhe transfere, procesin e kontratave për shërbime me marrëveshje të veçanta, procesin e shpenzimit të avanceve dhe paraja e imët, procesin e menaxhimit të udhëtimeve zyrtare, procesin e shpenzimit të investimeve kapitale, procesin e integruar të investimeve kapitale, procesin e menaxhimit të projekteve, procesin e prokurimit, procesin e menaxhimit të kontratave. Qëllimi i këtij libri të proceseve është të përshkruajë proceset e punës në fushën e menaxhimit të financave publike si: përgatitjen e buxhetit, ekzekutimin e buxhetit, menaxhimin e shpenzimeve publike dhe menaxhimin e pagave; identifikimin e rreziqeve për secilën objektivë; vlerësimin e rreziqeve; Të krijojë një përgjigje ndaj rrezikut dhe një mekanizëm vëzhgimi duke lejuar zvogëlimin e rreziqeve dhe arritjen e objektivit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …