Komuna e Hanit të Elezit nderon me “Mirënjohje” programin “THE HELO TRUST”

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti Tom Welnes, menaxher i programit “THE HELO TRUST” dhe Ahmet Sallova Shef i Qendrës Koordinuese për Deminim me bashkëpunëtorët e tyre. Takimi ishte rast që kryetari Suma në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe të banorëve të komunës të ndajë “Mirënjohje” për programin e Deminimit “THE HELO TRUST” për kontributin e tyre shumëvjeçarë në pastrimin e zonave të minuara dhe të dyshuara nga mjetet shpërthyese të vendosura gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kryetari Suma përmes Tom Wellings falënderoi të gjithë pjesëtarët në programin e Deminimit “THE HELO TRUST” për angazhimin e tyre në komunën e Hanit të Elezit që banorëve të sajë sidomos të atyre zonave të dyshuara të ju mundësohet jetë normale dhe qasje e sigurt në pronat e tyre. Kryetari Suma me bashkëbiseduesit Tom Welnes, menaxher i programit “THE HELO TRUST” dhe Ahmet Sallova Shef i Qendrës Koordinuese për Deminim, ritheksuan se përkundër aktivitetit gati 20 vjeçar në pastrimin dhe mënjanimin e minave dhe mjeteve tjera shpërthyese të cilat kanë shkaktuar shumë viktima, ende mbeten shumë zona për të cilat ekzistojnë dyshime për mjete të rrezikshme dhe se aktiviteti i trupave të Deminimit nga FSK-ja si dhe programeve tjera do të jenë të domosdoshme edhe për shumë vite.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: SONTE SHPALLËM TË HAPUR EDICIONIN E 23-të TË FESTIVALIT KOMBËTAR TË FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON”

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e vetreanë të luftës, Këshill Organizues, dashamirës të artit …