Komuna e Hanit të Elezit përfituese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Admir Shalën, Drejtor Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Në takim u nënshkrua “Marrëveshja e Mirëkuptimit” me të cilën përcaktohen përgjegjësitë dhe qëllimet e ndërsjella të palëve përpara se të hyjnë në Marrëveshjen e Shërbimit të Energjisë për zbatimin e Projektit Komunal të Efiçiencës së Energjisë dhe për t’iu nënshtruar Masave të Efiçiencës së Energjisë në kuadër të projektit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Me këtë marrëveshje Komuna e Hanit të Elezit e pranon FKEE-në si ofruesin e kualifikuar të shërbimeve profesionale që do të rezultojnë në Kursim (kosto) të Energjisë dhe Buxhetit, si dhe për t’i përmirësuar nivelet e komoditetit dhe standardet e jetesës për përdoruesit e objekteve komunale dhe shërbimet e të cilit mund të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: analizën e përdorimit të energjisë (auditimin e energjisë), skemat e detajuara dhe specifikimet teknike për masat e efiçiencës së energjisë, përfshirë këtu sistemet dhe pajisjet që duhet të instalohen dhe të mirëmbahen, punimet në ndërtim, mbikëqyrjen e implementimit dhe trajnimin bazë të punonjësve përfitues dhe monitorimin e PKEE. Në takim ku ishin prezent nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani, Drejtori i DSHPE-s, Refet Kalisi dhe zyrtari Komunal për Efiçiencë të Energjisë, Kujtim Dernjani u diskutuan modalitetet e implementimit të projektit që do të realizohet në katër objekte publike dhe atë në Objektin e Komunës, Objektin e QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” Objektin e SHFMU “Ilaz Thaçi” dhe Objektin e SHML “Dardania”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …