leoni

Komuna e Hanit të Elezit shënon 29 Gushtin Ditën e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

29 Gushti edhe sot si edhe 20 vite me radhë për Hanin e Elezit është ditë homazhi e përkujtimi për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së të trevës së Hanit të Elezit. Sakrifica dhe përpjekja shekullore padyshim kishte rezultate por më meritorët janë dëshmorët të cilët ngritën në këmbë faktorin ndërkombëtarë të cilët bashkërisht me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës arritën ta ndalin gjenocidin serb. Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Puset e Nikës, përfaqësues të institucioneve publike dhe Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, përkulën dhe vendosën buqetë lulesh, për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe të Familjeve të tyre. Kjo ditë homazhi filloi me nderime para Lapidarit të Dëshmorëve të luftës dhe të viktimave civile në Han të Elezit për të vazhduar me nderime pranë pllakave përkujtimore ku kanë rënë Dëshmorët Gafurr e Driton Loku, Dëshmorët Ilaz Thaçi e Baki Krasniqi, Dëshmori Nuri Bushi dhe Dëshmori Xhemsedin Suma. Për shkak të rrethanave me Pandemin e Korona virusit nuk është organizuar ndonjë aktivitet publik, por se kjo në as një moment nuk zbehë respektin e banorëve të komunës së Hanit të Elezit për veprën e Heronjve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …