Komuna e Kaçanikut vendos partneritet me bashkinë e Pukës

Komunën e Kaçanikut e ka vizituar një delegacion nga BashkiA e Pukës, të udhëhequr nga Sabah Djaloshi- drejtor ekzekutiv i organizatës “AgroPuka” si dhe nga Nënkryetari i Bashkisë së Pukës Mustafë Kopani.

Delegacioni u mirëprit nga Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural Zylfi Koxha, i cili i uroi delegacionit nga Shqipëria mirëseardhje në Kaçanik, ndërsa i njoftoi lidhur me gjendjen e bujqësisë në përgjithësi në Komunën e Kaçanikut. Qëllimi i kësaj vizite ishte krijimi i partneritetit të bashkëpunimit në fushën e menaxhimit, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e pyjeve, prodhimeve të dyta si dhe ruajtjen e biodiversitetit. Në këtë takim u shpreh gatishmëria e dy komunave për ngritjen e partneritetit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …