Komuna e Malishevës është e përgatitur për Testin e Maturës Shtetërore dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021

Në mbledhjen e këshillit të drejtorëve me të cilën udhëhoqi, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtorët raportuan për punët e realizuara nga java që shkoi dhe për projektet e punët e planifikuara për këtë javë. Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, në debat ndër të tjera tha: ”Ne si drejtori kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta mbajtur testin e Maturës Shtetërore 2020 dhe fillimin e viti të ri shkollor 2020/2021, gjithherë duke respektuar masat në fuqi nga IKSHPK-ja, qeveria qendrore, komuna dhe menaxhmenti i shkollave në Komunën e Malishevës, pasi situata me COVID- 19 është e menaxhueshme në komunën e Malishevës, por kemi edhe planet alternative që t’i realizojmë me suksese, mbajtjen e testit të maturës shtetërore dhe fillimin e vitit të ri shkollor”, përfundoi Thaçi. Edhe drejtorët tjerë të cilët ishin në mbledhjen e këshillit të drejtorëve, raportua për detyrat e realizuara dhe punët në vazhdim që janë duke u kryer edhe pse situata epidemiologjike me COVID- 19, ka vështirësuar planin e realizimit sipas dinamikës së planifikuar kohore. Ata raportuan edhe për detyrat e kësaj jave dhe për muajin shtator të cilat do të realizohen ashtu sikur edhe janë në planifikuar në objektivat e planit të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …