Komuna e Malishevës mbështetë shoqatën e bletarëve “Mëma”

Komuna e Malishevës, do të përkrah bletarët lokal me mjete konkretizuese. Kjo është e ditur nga ana e drejtorit komunal për bujqësi, Murat Hoxha, gjatë fjalës së tij, në punëtorinë e organizuar nga shoqata e bletarëve “Mëma”, lidhur me sëmundjet e bletëve, përkatësisht sëmundjen e njohur si “mortaja amerikane”. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, para anëtarëve të Shoqatës së bletarëve”Mëma” tha se”Ju me këtë organizim dhe me punën që po e zhvilloni, po tregoni përkushtim të madh dhe mirëqenie për familjet tuaja, prandaj edhe ne si komunë do të jemi në mbështetjen tuaj të vazhdueshme me subvencionim për këtë veprimtari bujqësore. Edhe këtë vit nuk do të mungoj përkrahja institucionale e komunës” tha në fund të fjalës drejtori Hoxha. Për temën e punëtorisë, ka folur eksperti gjerman, Dr.Erhard Zittlahu, përfaqësues i projektit të EU-së. Që t’iu ndihmohet në dhënien e njohurive elementare për eliminimin e kësaj sëmundje që prekë bletët, u mbajt faza e dytë  e pilotprojektit, për monitorimin dhe masat që duhen marrë bletarë në mbrojtje të bletëve nga kjo sëmundje. Në këtë ligjërata, eksperti gjerman, Dr.Erhard Zittlahu, u ofroi njohuri të reja bletarëve malishevas, në parandalimin e sëmundje dhe u propozoi që të formojnë një grup lokal të quajtur ”task forcë”, i cili grup do ti ndihmoi edhe bletarë tjerë në  territorin e Malishevës. Edhe Dr. Beqë Hulaj nga AVUK, foli për “Zhvillimin dhe ndikimet e kësaj veprimtarie, e cila ndikon shumë në bujqësi dhe degët e saja pozitivisht, por vështirësitë paraqiten për bletarët nga sëmundjet e ndryshme të cilat duhen luftuar me kohë”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …