leoni

Komuna e Malishevës ndalon aktivitetet e gjuetisë për sezonin 2024/2025

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i komunës së Malishevës z. Syl Dukolli ka nënshkruar vendimin në të cilin ndalohen aktivitetet e gjuetisë në territorin e Komunës së Malishevës.

Ky vendim bazohet në Ligjin për gjueti Nr02/L-53 dhe vendimeve nga procesverbali i inspektimit të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti nr- 000131 duke ndaluar kështu aktivitetin e gjuetisë për sezonin 2024/2025 në territorin e komunës së malishevës.

Njoftimi ju dërgohet subjekteve

1.Shoqatës së Gjuetarëve – që të ndërpresë aktivitetin e gjuetisë

2.Stacionit Policor në Malishevë – për mos vulosje të librezave për bartje të armëve të gjuetisë për zhvillimin e aktiviteteve të gjuetisë brenda territorit të Komunës së Malishevës.

3.Agjencionit të Pyjeve të Kosovës – Malishevë që t’i obligoj rojtarët e pyjeve për t’i marr të gjitha masat për parandalimin e aktiviteteve të gjuetisë në territorin e Komunës së Malishevës duke informuar Drejtoratin Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti (DQIPGJ).

Ky njoftim me vendimet e tij mbetet në fuqi deri në njoftimin tjetër.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural – Malishevë

Sylë Dukolli

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …