Komuna e Malishevës nderon dëshmorët në festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit

Përmes aktiviteteve të shumta, Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, ka shënuar festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë ditë të shënuar, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë të qeverisjes lokale, përfaqësues të legjislativit të Komunës, dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, sot kanë bërë nderime dhe homazhe të dëshmorët kombit, në vendet më të rëndësishme, që lidhen me datën e 28 Nëntorit dhe me historinë e Malishevës. Aktivitetet filluan me ngritjen e Flamurit  Kombëtar, më pas u bënë  nderime dhe homazhe te Shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Sheshin e Dëshmorëve në Malishevë, pranë memorialit për viktimat e luftës në Malishevë,  të dëshmori i kombit, Jahir Mazreku,  më pas   në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe në Prekazin Legjendar. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati,  evokoi në këtë ditë të madhe  për kombin duke thënë se ”28 Nëntori është një datë e shenjtë për të gjithë popullin shqiptar, duke filluar nga Skënderbeu, për të vazhduar me ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, e për të kulmuar me daljen e parë publike të UÇK-së dhe luftën sublime të popullit shqiptar, luftë e cila u finalizua me lirinë e vendit. Kryetari Kastrati, gjithashtu tha se, sot ne kujtojmë edhe luftën dhe sakrificën sublime të UÇK-së, luftë e cila, edhe  pas 23 viteve, vazhdon të sfidohet, për faktin se, krerët e UÇK-së, janë padrejtësisht në Hagë, por edhe në këtë sfidë ne do të dalim fitues, pasi lufta jonë ishte luftë e pastër dhe çlirimtare. Kryetari, Kastrati, njëherit  ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për festën e 28 Nëntorit. Edhe kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, theksoi se falë kësaj  lufte dhe sakrifice, ne sot po festojmë dhe po shënojmë datat tona me rëndësi historike, dhe pavarësisht sfidave që na dalin përpara, ne do të vazhdojmë të jemi triumfues, sepse populli shqiptar gjithmonë ka bërë luftë çlirimtare, sikur ishte edhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …