Komuna e Malishevës, përkujton 11 shtatorin

Sikur çdo vit tjetër, edhe këtë vit, Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetarit i komunës, Ragip Begaj, së bashku me zyrtarët komunal, kanë bërë nderime para flamurit amerikan, me rastin e kujtimit të ngjarjes së 11 shtatorit të vitit 2001 në New York të SHBA-ve, ku humbën jetën mijëra njerëz.

“Ne shqiptarët jemi përkrah popullit amerikan, në kujtim të ngjarjes së 11 shtatorit, ku humbën jetën mijëra njerëz të pafajshëm. Edhe sot, e përkujtojmë këtë datë dhe solidarizohemi me popullin amerikan”, ka thënë kryetari Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës mbahet më 30 qershor

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka thirrë mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të …