Brickos

Komuna e Deçanit do të ketë Strategji për Kulturë dhe Zhvillim të Turizmit

Një memorandum bashkëpunimi në mes të Institucionit komunal të Deçanit i nënshkruar kohë më parë dhe Trashëgimisë Kulturore pa Kufi apo (CHWB) si rezultat të parë sjellë draftin e parë për Propozim të Strategjisë për Kulturë në komunën e Deçanit ,,Trashëgimia Kulturore  dhe Zhvillimi Lokal në komunën e Deçanit’’. Të pranishëm në këtë takim të parë ishin, Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë që përfaqësojnë dikasteret përkatëse në këto sektorë si Turizmit, Kulturës dhe Arsimit, po ashtu Sali Shoshi nga CHWB me bashkëpunëtorë,  ku bashkë kanë diskutuar lidhur më finalizimin e kësaj strategjie me një rëndësi të veçantë për komunën e Deçanit, duke e vlerësuar si të domosdoshme për të ecur tutje drejt Zhvillimit të Turizmit por edhe promovimit të Kulturës dhe trashëgimisë në komunën e Deçanit, duke krijuar edhe brende të produkteve të cilat prodhohen  në fshatra të komunës së Deçanit dhe në qytet. Kjo është vetëm një nismë e mbarë shpresojmë që do të sjell një rezultat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …