Komuna e Malishevës shfuqizon urdhëresat shtesë, ndërsa në fuqi mbesin vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe kërkohet heqja e karantinës për Malishevën

Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës dhe tani mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ky vendim është marrë, në takimin e zgjeruar të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë dhe Komitetit Emergjent, të drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj. Po ashtu në këtë takim u kërkua nga të gjitha subjektet afariste, që të mos i lejojnë klientët brenda objekteve, pa pajisje mbrojtëse, maska dhe dorëza. Në këtë mbledhje, ishte kërkesë unanime që Ministria e Shëndetësisë ta largoj karantinën e vendosur për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet. Të gjitha këto vendime dhe kërkesa erdhën, pas shqyrtimit të situatës me COVID-19, në Komunën e Malishevës, ku u vlerësua se situata është stabilizuar në të gjitha rastet e burimeve të infeksionit, ndërsa rastet e raja që eventualisht mund të shfaqen, atëherë të izolohen familjet, apo rrugët e lagjet e caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …