Komuna e Mitrovicës hapë Konkurs për Kopshtin më të mirë për vitin 2016

OJQ “7 Arte”, në mbështetje të Komunës së Mitrovicës për të katërtin vit me radhë shpallin të hapur konkursin për “Kopshtin më të mirë në Mitrovicë” për vitin 2016.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formë elektronike duke dërguar këto të dhëna:

  1. Për kopshte private (shtëpi private dhe kopshte banesash):

  –  Emrin e pronarit

  –  Adresën dhe numrin e telefonit

  –  Deri në 5 fotografi të kopshtit

  1. Për institucione edukative (çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme, kolegje dhe universitet):

   – Emrin e institucionit

  –  Adresën dhe numrin e telefonit

  – Deri në 5 fotografi të ambienteve të gjelbra

 (Fotografitë që i dërgoni në e-mail, duhet të jenë në formatin jpg.)

Organizatorët në bashkëpunim me “Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve” dhe “Agro Serra” në Mitrovicë, do të ndajnë mirënjohje dhe çmime të volitshme për fituesit e tre vendeve të para në të dy kategoritë. Njëherit, fituesit do të promovohen në mediumet zyrtare dhe në mediet lokale e nacionale.

Konkursi është i hapur prej 30.08.2016 deri më 15.09.2016

Komisioni do të bëjë përzgjedhjen e fituesve gjatë muajit Shtator dhe përfituesit do të njoftohen rreth ceremonisë së ndarjes së çmimeve me kohë.

Kontaktet:

Adresa elektronike: [email protected]

Për informata shtesë mund të paraqiteni në tel. mob. 049/681-950.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …