Peja sot shënon 18 vjetorin e çlirimit të qytetit nga okupatori serb. Në këtë kuadër flamujë shtetëror e kombëtarë kanë stolisur rrugët e qytetit. por një veprim i njëjtë nga ana e Komunës së Pejës nuk ka ndodhur edhe me flamujt kombëtarë tek një prej shesheve kryesore të qendrës së qytetit, aty ku qëndrojnë përmendoret e dëshmorëve të kombit nga Peja, Ahmet Gjikolli, Shpëtim Bojku, Muharrem Kelmendi dhe Jusuf Kelmendi. Aty kanë mbetur flamujt kombëtarë të dëmtuar nga dhëmbi i kohës, të cilët për kohë të gjatë u kanë rezistuar kushteve të ndryshme atmosferike. Edhe vet ky kënd i rëndësishëm i qytetit nuk është mirëmbajtur në prag të festës së çlirimit.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …