Komuna e Prishtinës: Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të rifillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e kryeqytetit, pas ndërhyrjeve të realizuara për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta. Sipas njoftimit zyrtar, procesi mësimor do të vazhdojë pa shtyrje të mëtejme, pasi institucionet komunale kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar kushte të sigurta për nxënësit dhe stafin arsimor. “Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. Nga Komuna bëhet e ditur se ekipet relevante do të vazhdojnë monitorimin e situatës në terren për të garantuar mbarëvajtje të rregullt të procesit mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

HAGA NË MOMENTIN FINAL: Nga 9 deri më 18 shkurt fjalët e fundit në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka hyrë në fazën përfundimtare të njërit prej proceseve më të debatueshme dhe …