Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit.
Më poshtë mund të gjeni agjendën e plotë të aktiviteteve të datës 10, 11 dhe 12 qershor:
A G J E N D A
10.06.2021
| 09:30 | Hapja e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Parlamentarizmi shqiptar ndër vite”. | Salla e Kuvendit Komunal |
| 10:00 | Vendosja e luleve në monumentin e Lidhjes së Prizrenit | Oborri i Lidhjes së Prizrenit |
| 10:15 | Hapja e Panairit të Librit “Qershori 21” | Sheshi i Lidhjes |
| 11:00 | Kremtimi i 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit | Oborri i Lidhjes së Prizrenit |
| 13:00 | Hapja e ekspozitës “Si u vra kodi etik i Hipokratit” | Shtëpia e Jahir Efendi Hasanit |
| 18:00 | Koncert “Tingujt frymor” Wind Ensemble | Oborri i Lidhjes së Prizrenit |
11.06.2021
| 13:00 | Hapja e ekspozitës “Salloni Pranveror i Artit” | Kino Europa |
| 19:00 | Koncerti i Orkestrës së Filharmonisë të Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës “Ibrahim Madhi” solist Kastriot Tusha | Salla e Kino Lumbardhit |
12.06.2021
| 10:00 | Vizitë në varrezat e dëshmorëve | Landovicë |
| 10:30 | Përurimi i Muzeut të Dëshmorëve | Landovicë |
| 12:00 | Përurimi i Qendrës Kulturore Rinore | Në lagjen Ortakoll |
| 12:30 | Përurimi i terrenit sportiv në shkollën “Abdyl Frashëri” | |
| 18:00 | Mbyllja e Panairit të Librit dhe dhënia e shpërblimeve | Sheshi i Lidhjes |
| 19:00 | Koncert festiv me Shoqëritë Kulturore dhe Artistike të Komunës së Prizrenit | Shtëpia e Kulturës
“Xhemajli Berisha” |
| 21:00 | “Qielli i Përjetësisë” sweet world për nder të viktimave të Covidit të Komunës së Prizrenit | Ura e Gurit |
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
