Përkujtohet poeti dhe publicisti Ramadan Musliu

Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit dhe publicistit Ramadan Musliu, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i tij.

Ndërsa, nga ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu”, organizon aktivitetin letrar “Metamorfoza e vjeshtës”, për të kujtuar dhe nderuar veprën dhe trashëgiminë e këtij krijuesi të njohur në letërsinë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …