Brickos

Komuna e Rahovecit me Akademi Solemne shënon ditën e dëshmorëve

Me rastin e 12  majit “Ditës së Dëshmorëve”, në Komunën e Rahovecit, janë mbajtur aktivitete të shumta në nder të kësaj dite.

Fillimisht, nga kryetari i Komunës Idriz Vehapi me bashkëpunëtor  janë bërë homazhe dhe janë vendos kurora lulesh pranë varrezave dhe përmendoreve të dëshmorëve në gjithë territorin Komunës së Rahovecit dhe me pas,  në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit u mbajte Akademi Solemne, kushtuar “Ditës së Dëshmorëve”, të  Komunës së Rahovecit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur në Akademinë Solemne, tha se  ishte një kohë e vuajtjeve njerëzore në vendin tonë dhe bijtë tanë ishin të detyruar të bëjnë një zgjidhje: të pranojnë robërinë, ose të marrin armët dhe të luftojnë duke mos e menduar çmimin që mund ta paguanin. Dëshmorët që po i kujtojmë sot, janë njerëz  që hoqën dore nga shqetësimet e tyre personale. I harruan ambiciet e tyre personale individuale, kurë u gjetën para kësaj zgjidhje, e ku zgjodhën ta bëjnë sakrificën e fundit. Tash, është koha që ne të bëhemi heronjtë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke ndjekur gjurmët vetëmohuese të atyre që dhanë jetën në mënyrë që brezat e ardhshëm të jetojnë me nder dhe pa frikë.

Vajdin Berisha kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec në fjalën e tij u shpreh se, kujtojmë rëniet heroike të shumë dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, të cilët dhanë jetën për lirin të cilën ne sot po e gëzojmë.

Aktivitetet për shënimin e “Javës së Dëshmorëve”, në Komunën e Rahovecit kanë vazhduar me zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorit  Sakip Bellaqa në fshatin Potoqan i Epërm dhe zbulimi i dy pllakave përkujtimore në fshatin Dobidol.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …