Komuna e Rahovecit do të shpërndaj 700 pako ushqimore për 700 familje në nevojë

Drejtoria e Administratës në komunën e Rahovecit në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave dhe Qendrën për Punë Sociale në Rahovec, pasi kanë bërë përzgjedhjen e familjeve në nevojë, do të fillojnë me shpërndarjen e pakove ushqimore për 700 familje në nevojë në komunën e Rahovecit. “Kjo përkrahje vjen për t’iu dalë në ndihmë sado pak familjeve në asistencë sociale si dhe atyre që kanë mbetur pa të ardhura si pasojë e pandemisë globale Covid- 19. Shpërndarja e këtyre pakove po bëhet sipas listave të familjeve që janë përzgjedhur nga kryetarët e fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Rahovecit. Ky aksion do të vazhdojë ditët në vazhdim dhe pakot do të shpërndahen shtëpi për shtëpi, pa pasur nevojë që qytetarët të vijnë në komunë. Përveç këtyre 700 familjeve, falë donatorëve do të shpërndahen edhe 70 pako ushqimore edhe për familje tjera nevojtare”- tha ndër tjera drejtoresha Sallteku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …