Komuna e Rahovecit ka përfituar 2,000 kontejnerë te rinj me kapacitet 120 litra

Komuna e Rahovecit ka përfituar 2,000 kontejnerë të rinj me kapacitet 120 litra nga Granti i Performancës për Mjedis të Pastër nga MMPHI. “Me këtë sasi kontejnerësh, përpjekjet tona për mjedis të pastër në territorin e komunës sonë, do të jenë më të lehta dhe të arritshme. Një falënderim për kompaninë “Solid” dhe pronarin e saj, Ahmet Kuçi nga Suhareka, që i dhuroi 38 palë këpucë për punëtorët e kompanisë për grumbullimin e mbeturinave “Eko-Regjioni”. Mjedisi i pastër mbetet një prej prioriteteve të Komunës së Rahovecit. Këtë e dëshmojmë në vazhdimësi me politika e veprime konkrete në mbrojtje të tokës, ujit e ajrit”, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …