Komuna e Rahovecit ka pranuar, tetë karroca për personat me nevoja të veçanta dhe 500 euro për familjet në nevojë, nga bashkatdhetari  Nevzat Berisha i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani

Komuna e Rahovecit, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec (QKMF),  ka pranuar një donacion nga Nevzat Berisha i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani. “Njeriu i mirë dhe afaristi i vyeshëm nga Drenoci, Nevzat Berisha i cili aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, ka dhuruar një donacion prej 8 karrocash për personat me nevoja të veçanta, të cilat do të ju ndihmojnë personave që më lehtë ti kryejnë nevojat e tyre dhe të lëvizin lirshëm. Ai, po ashtu ka dhuruar edhe 500 euro të holla për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit” tha kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …