Drejtoria e Rinisë Kulturës dhe Sportit e komunës së Rahovecit ka publikuar në web faqen e saj agjendën e aktiviteteve përkujtimore me rastin e përvjetorit të 35-të “Flaka e Janarit” 2025 që organizohen në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi.
Programi i aktiviteteve përkujtimore “Flaka e Janarit” 2025
Me 21 janar 2025
Ora 11.00 – Nderimi te vendi i rënies së dëshmorëve Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku në fshatin Fortesë.
27 janar 2025
Ora 11 – Nderime për dëshmorët Nesim Elshani Agron Fetahu Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi te vendi i rënies në Brestovc.
Ora 12.00 – Programi Artistik në Qendrën e Kulturës Mensur Zyberaj në Rahovec
Koncert homazh me muzikë klasike nga
Mezzoprano: Besiana Mehmeti
Sporano: Adelina Paloja
Pianiste: Alba Muqolli
Mysafir special Maestro Zhani Cika dhe Profesoreshë Rudina Cika
29 janar 2025
ora 10.00 – Nderime për dëshmorin Sahit Krasniqi te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc.
Aktivitetet mbahen në përkujdesjen e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi.