I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar të hënën stafin drejtues dhe lojtarët e klubit futbollistik Rahoveci të cilët nisën ushtrimet për stinorin pranveror 2025 në Kompleksin Sportiv. Kryetari Latifi i ka përgëzuar futbollistët për përkushtimin e tyre dhe ju uroja suksese, duke shpresuar që ky sezon të jetë i mbushur me fitore dhe momente krenarie për qytetin e Rahovecit.
Si komunë, tha kryetari Latifi jemi të përkushtuar të qëndrojmë pranë jush dhe t’iu mbështesim në çdo hap, sepse KF “Rahoveci” është më shumë se një ekip – është zemra e sportit në Rahovec.
Le të jetë ky sezon një histori e re suksesi për klubin dhe për gjithë tifozët tanë tha në fund i pari i komunës z. Smajl Latifi.