leoni

Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar në rregullimin e hapësirave publike

Kanë filluar punët për rregullimin e parkingut, pranë oborrit të shkollës “Rudolf Walther” në Dejnë të Komunës së Rahovecit. Ky projekt realizohet me kërkese të asamblistit, Afrim Berisha, përfaqësuesit nga KDSH, Qerim Berisha dhe drejtorit të shkollës Xhevdet Morina. Punimet do të kryhen nga Kompania “ANEA” e cila është kontraktuar nga Komuna e Rahovecit. Drejtori i shkollës “Rudolf Walther” Xhevdet Morina, falënderon arkitektin Veton Mazreku nga Prizreni, i cili pa kompensim ka përgatitur projektin ideor, drejtorin e arsimit në komunën e Rahovecit Avni Morina dhe kryetarin e komunës Smajl Latifi, për vlerësimin dhe mirëkuptimin ndaj këtij projekti dhe të cilët kanë punuar që të gjithë në realizimin e tij.

May be an image of makinë dhe road

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …