Komuna e Rahovecit merr vlerësim të lartë në Raportin për Monitorimin e Konsultimeve Publike, nga Instituti KLGI

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), ka publikuar raportin për Monitorimin e Konsultimeve Publike për vitin 2024, ku sipas këtij raporti Komuna e Rahovecit është vlerësuar si ndër komunat më të suksesshme në vend sa i përket procesit të konsultimeve publike dhe transparencës me qytetarët.

Duke u bazuar në të dhënat e raportit, Komuna e Rahovecit ka arritur 100 pikë të plota për planifikimin e hershëm të konsultimeve publike, për procesin e raportimit si dhe vlen të theksohet se përqindje tepër e kënaqshme është pjesmarrja e qytetarëve në dëgjime, takime dhe konsultime publike ku komuna e Rahovecit rangohet lartë bazuar në numrin e banorëve.

Mbesim të përkushtuar që të rrisim angazhimin në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …