KOMUNA E RAHOVECIT NDAN 10.000€ PËR LUFTIMIN E VIRUSIT KORONA

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është miratuar propozim-vendimi i kryetarit Smajl Latifi, për miratimin e mjeteve financiare në vlerë prej 10.000 euro, për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19. Më anë të këtij vendimi janë vënë në dispozicion 10.000 (dhjetëmijë) euro, mjete këto që do të shfrytëzohen për mbulimin e kërkesave dhe nevojave të Shtabit të Posaçëm Emergjent, më saktësisht për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus, duke përfshirë këtu furnizimin me barna ose përkrahjen për rastet sociale. Po ashtu, kryetari Latifi ka informuar anëtarët e Kuvendit Komunal, për hapat që ka ndërmarrë komuna për parandalimin e infektimit me virusin COVID-19. Në cilësinë e Kryetarit të Komunës, Kryetari Latifi, ka kërkuar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal që si përfaqësues të qytetarëve të ndihmojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për t’iu përmbajtur vendimeve e rekomandimeve të institucioneve tona shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …