Komuna e Rahovecit organizon debat publik për punën një vjeçare te Ekzekutivit

Komuna e Rahovecit me qëllim të ngritjes së transparencës dhe me qëllim që ti mbajë të informuar qytetarët e komunës së Rahovecit në bazë të nenit 68, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, në bazë të neneve 23, 24 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017, nenit 7 të Rregullores Komunale për Transparencë NR.03/2019, , organizon:

D E B A T  P U B L I K

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, organizon debatin e dytë publik me qytetarë për punën një vjeçare të qeverisjes komunale për vitin kalendarik 2020. Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën, sukseset dhe sfidat e vitit që lëmë pas. Bashkëbisedimi me ju, do të jetë një ndihmesë shumë e madhe në planifikimin dhe realizimin e planit të punës për vitin e ardhshëm (2021). Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t‘i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë. Debati publik organizohet nga Kryetari i  Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, të martën, më: 22.12.2020, në orën: 10:00, në Shtëpinë e Kulturës ‘’ Mensur Zyberaj’’, në Rahovec. Për shkak të gjendjes se krijuar nga virusi Covid-19, debati publik do të mbahet në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Pjesëmarrja juaj është e mirëseardhur!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …