Komuna e Skenderajt bashkë me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar marrëveshje për rinovimin e objektit të vjetër të Gjimnazit Hamëz Jashari

Komuna e Skenderajt bashkë me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar marrëveshje për rinovimin e objektit të vjetër të Gjimnazit Hamëz Jashari. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura për këtë marrëveshje ka njoftuar në rrjetin e tij në Facebook: “Pas një angazhimi disa javor rreth rinovimit të objektit të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, nënshkruam marrëveshjen me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në vlerën prej 237,157.00 euro.

Ky është hapi i fundit përpara se të fillojë puna profesionale rreth modernizimit të objektit shkollor të gjimnazit në qytetin tonë, si institucion me rëndësi të veçantë i cili, jo që është menduar të rrënohet a të lihet në harresë, por të shndërrohet në një nga objektet më moderne.

Punë, jo fjalë!”

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …