Komuna e Skenderajt dhe Islamic Relief do të përkrahin 66 familje me grante në bujqësi

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief, përmes së cilit komuna e Skenderajt dhe organizata në fjalë me bashkëfinancim do të përkrahim 66 familje në fushën e bujqësisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është përkrahja e familjeve me ferma të vogla në rritjen, zhvillimin dhe prodhimtarinë e tyre bujqësore e blegtorale. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjithsej 66 familje, ku 25 prej tyre do të përfitojnë secila nga një lope, 36 familje tjera me nga 20 pula për familje (në përbërje 19 pula dhe 1 gjel për familje) dhe 5 familje me nga një serë. Në kuadër të gjithë kësaj familjet e zgjedhura do të përfitojnë edhe kontrolla shëndetësore nga veterineri, trajnime të kësaj fushe e po ashtu edhe ushqim për së paku nëntë muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …