Komuna e Skenderajt dhe “Jetimat e Ballkanit” arrijnë marrëveshje për ndërtimin e 5 shtëpive për familjet në nevojë

Edhe një herë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, i erdhi në ndihmë Komunës së Skenderajt duke bashkëpunuar në bashkëfinancimin e ndërtimit të pesë shtëpive për familjet në nevojë në Skenderaj. Kjo pasi që i pari i komunës, Bekim Jashari, së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar këtë marrëveshje me anë të së cilës, Komuna e Skenderajt dhe shoqata bamirëse në fjalë, do të përzgjedhin pesë familje në nevojë për t`i bërë me shtëpi. Kryetari Jashari është shprehur mirënjohës ndaj humanistit Kastrati për ndihmën që gjithmonë ka ofruar për qytetarët e Komunës së Skenderajt. “Falënderime të përzemërta për humanistin Halil Kastrati dhe shoqatën “Jetimat Ballkanit” për bashkëpunimin e për shërbimin në ndihmë të popullit tonë, jetimave dhe familjeve në nevojë”, tha Jashari. Kujtojmë që vitin e kaluar falë bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj shoqate janë ndërtuar 25 shtëpi për familjet nevojtare në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …