Delegacioni i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, i shoqëruar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, kryetarë komunash, deputetë të zgjedhur dhe një numër i madh i punëtorëve të Administratës Komunale, kanë marrë pjesë në ngushëllimet e Familjes Thaçi, me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babai i Presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielen e kaluar.
Komuna e Skenderajt, nën patronatin e kryetarit Fadil Nura, organizoi ceremoninë mortore, me ç’rast u mbajt mbledhja komemorative dhe u organizua ceremonia e varrimit të të ndjerit, ku morën pjesë mijëra pjesëmarrës në fshatin e tij të lindjes në Burojë.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
