Tri vjet me parë u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi

Komuna e Skenderajt nderon Adem Demaçin

Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që njërën ndër rrugët në qendër të qytetit ta emëroj me emrin e veprimtarit Adem Demaçi. Vendimi është marrë të martën në Kuvendin komunal me vota unanime të këshilltarëve komunalë me propozim të nënkryetarit të Komunës së Skenderajt z.Fadil Nura.

Nënkryetari Nura me rastin e propozimit për emërim ka theksuar se motivacioni për këtë vendim është kontributi i jashtëzakonshëm i Adem Demaçit si veprimtar i çështjes kombëtare, i burgosur politik, si veprimtar politik, humanist dhe shkrimtar.

Rruga “Adem Demaçi” është në qendër të qytetit të Skenderajt në unazën e brendshme dhe lidh rrugët “18 Qershori” dhe “28 Nëntori”.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …