Komuna e Suharekës dhe Ministria e Shëndetësisë nënshkruan marrëveshje të performancës

Komuna e Suharekës dhe Ministria e Shëndetësisë nënshkruan marrëveshje të performancës për përkrahje financiare të Kujdesit Primarë Shëndetësorë.

Sipas Marrëveshjes të nënshkruar nga nënkryetari i Komunës së Suharekës Rexhep Kuqi dhe Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe në prani edhe të zyrtarëve të Bankës Botërore, Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Projektit të Shëndetësisë në Kosovë ka ndarë 780,000 euro për komunat përfituese, ndërsa indikator matës do të jetë numri i pacientëve të regjistruar që e kanë vizituar një institucion komunal të KPSh-së.

Marrëveshja parasheh që Ministria e Shëndetësisë do të bëjë vlerësimin e arritjeve të komunave si parakusht për funksionimin e PBKP-së, dhe atë në përputhje me kriteret dhe formulën e paraparë me Manualin operativ të skemës së PBKP-së, duke marrë për bazë numrin e pacientëve të regjistruar që e kanë vizituar një institucion komunal të KPSh-së gjatë periudhës gjashtëmujore, të shumëzuar me 2.40 euro; ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimi vlejnë për vitin 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …