Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran arrijnë marrëveshje në fushën e edukimit dhe arsimit

Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran kanë arritur një marrëveshje me të cilën pritet që të bëhet renovimi i dy klasave parashkollore në këtë komunë. Gjithashtu marrëveshja që është nënshkruar të martën nga zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Drejtori i Arsimit, Basri Aliu dhe nga përfaqësuesi i Caritiasit Zviceran për Kosovë, Kreshnik Basha parasheh edhe trajnime për profesionale për edukatorët kësaj komune. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu falënderoj Caritasin Zviceran për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoj se me këtë marrëveshje në veçanti do të përfitojnë gjeneratat e reja të cilat janë e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …