Komuna e Vitisë dhe Instituti për Zhvillim dhe Integrim me projekt në fushën konkrete për punësim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues të Institutit për Zhvillim dhe Integrim. Me këtë rast është biseduar rreth realizimit të projektit “Ndërmarrësin tek të Rinjtë” në Komunën e Vitisë, ku do të trajnohen 25 të rinjë potencial për të fituar grante si Start Up biznese tek donatorët e ndryshëm. Përndryshe bëhet me dije se ky projekt do të realizohet edhe në komunat: Kamenicë, Gjilan, Kllokot e Partesh. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, mirëpret projekte të tilla që ndikojnë pozitivisht në fushën e punësimit në veçanti tek të rinjtë. Gjatë këtij takimi është bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe të Institutit për Zhvillim dhe Integrim edhe në projekte të tjera në interes të shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …