leoni

Komuna e Vitisë dhe Policia e Kosovës me fushatë vetëdijesimi kundër zjarreve dhe prerjeve ilegale të pyjeve

Sot në qendër të qytetit të Vitisë, është zhvilluar një fushatë e vetëdijesimit kundër zjarreve dhe prerjeve ilegale të pyjeve. Me këtë rast përfaqësues të Njësisë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Viti dhe zyrtarët policor të Kosovës nga Stacioni në Viti,  të shoqëruar nga ekipi i KFOR LMT-së në Viti, kanë shpërndarë fletushka vetëdijesimi për kalimtarët e rastit. Kësaj fushate të vetëdijesimit ju kanë prirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Afrim Halili, Komandant i Stacionit Policor në Viti dhe Hetem Jakupi, komandant i NJZSHP-së në Viti me bashkëpunëtor të tyre.  Përndryshe disa nga fletushkat janë bërë me përkrahjen e Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) dhe janë mbështetur edhe nga kompania Visual Media nga Vitia.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ish-kryetarin e komunës së Vitisë, Isak Ahmeti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim ish-kryetarin e …