Komuna e Vitisë fituese e projektit “Krijimi i brendit turistik dhe promovimit të Komunës së Vitisë”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me organizatën “Swisscontact”, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi  për bashkëfinancim të projektit “Krijimi i brendit turistik dhe promovimit të Komunës së Vitisë”. Me këtë projekt të financuar nga qeveria Suedeze, organizata “Swisscontact”, e ka përzgjedhur rajonin e Vitisë si destinacion me rëndësi kulturore dhe historike, dhe me potencial për zhvillimin e turizmit përmes rritjes së fluksit të turistëve. Më konkretisht, përmes këtij projekti do të krijohet brendi turistik dhe strategjia e promovimit të destinacionit që e identifikon dhe e karakterizon komunën e Vitisë si destinacion konkurrues.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …