Brickos

Komuna e Vitisë ka mbajtur mbledhjen e këshillit organizativ për shënimin e 17 shkurtit–Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Në komunën e Vitisë është mbajtur sot mbledhja e këshillit organizativ për shënimin e 17 shkurtit –Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu ka theksuar se kjo është një ditë e veçantë për qytetarët e Kosovës dhe komunës së Vitisë, andaj me respektin më të madh për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë do të shënojmë edhe në Viti 16 vjetorin e themelimit të shtetit të Kosovës. Në anën tjetër edhe kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi, theksoi se kjo datë është historike për ne prandaj ne si kuvend kemi përgatitur gjithçka për mbajtjen e seancës solemne. Ndërsa drejtori për kulturë, rini dhe sport në komunën e Vitisë, Valmir Sahiti, ka njoftuar për ecurinë e përgatitjeve dhe agjendën e aktiviteteve që do ta karakterizojnë këtë eveniment. Ai tha se edhe këtë vit festën e pavarësisë së Kosovës, Vitia do ta shënoj me shumë aktivitete kulturore e sportive. Nga ana e sigurisë në këtë takim ka folur edhe kapiteni Afrim Halili i cili u shpreh se ne si polici, jemi gati në aspektin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit, në këtë ditë të veçantë për shtetin e Kosovës. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i OVL të UÇK-së Abdyl Bajrami, drejtori i shërbimeve publike, Basri Aliu, drejtori i administratës komunale, Skënderbe Hebibi dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti Vjollca Kadolli.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …