Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta po shënon 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Me aktivitete të ndryshme, që nga 15 shkurti në komunën e Vitisë,  ka nisur shënimi i festës së Pavarësisë së Kosovës, organizime këto që po mbahen nën organizimin e drejtorisë për kulturë, rini e sport. Sot në orët e paradites, manifestimet kanë filluar me seancën solemne të kuvendit komunal,  ndërkaq më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Gjithashtu gjatë ditës së sotme pritet të mbahet edhe koncerti festiv si dhe një ekspozitë e hapur e pavarësisë. Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu në seancën solemne të kuvendit komunal të Vitisë foli  për rëndësinë e kësaj dite.  “Sot po kujtojmë 17 shkurtin si një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kujtojmë këtë festë të madhe të pavarësisë së Kosovës për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë”, u shpreh Aliu. Ai tha se 16 vjet më parë, konkretisht më 17 shkurt 2008, historia e Kosovës, u shkrua në një kapitull të ri. Sipas tij kjo datë shënoi një moment epokal në rrugën e këtij vendi drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë.  Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, tha se me 17 shkurt në një seancë të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës ku Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe demokratik ku u kurorëzua mundi dhe sakrifica.  Ai tha se pas vitit 1912 kur Kosova mbeti jashtë trojeve  shqiptare vazhdoj rezistenca paqësore por edhe deri në luftën e UÇK-së që Kosova të çlirohet nga okupatorit të atëhershëm duke përmendur ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtarë dhe të NATOS-së. Ai tha institucionet duhet përherë të punojnë për të mirën e vendit dhe atë më të gjithë.  Ndërkaq nga OVL-UÇK në Viti, të pranishmit i ka përshëndetur z. Abdyl Bajrami, i cili ju uroj atyre edhe këtë festë shtetërore. Më pas, prej orës 10:00, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti, ku udhëheqës të institucioneve komunale, organizatave të dala nga lufta, institucioneve tjera, organizatave e shoqatave jo qeveritare dhe qytetar të tjerë, kanë vënë kurora lulesh. Ndërkohë, shënimi i 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u karakterizua me një varg aktivitetesh kulturore e sportive në komunën e Vitisë. Gjatë ditës së djeshme u bë promovimi i librave të autorit Dr.Sc. Samet Dalipi kurse më parej janë mbajtur edhe disa aktivitete sportive. Kurse sot  pritet që me fillim në ora 11:00 të mbahet edhe koncerti festiv në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti si dhe një ekspozitë e artit pamor në Galerinë e arteve po ashtu në shtëpinë e kulturës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …