Komuna e Vitisë me moton” Ekzaminohu me kohë, vrapo për jetën” me një sërë aktivitetesh do të shënoj muajin e luftës kundër kancerit të gjirit

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, kanë planifikuar një sërë aktivitetesh për muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Në bashkëpunim me Spitalin Regjional të Gjilanit do të realizohen mamografitë falas për gratë mbi moshën 45 vjeçare. Në koordinim me radiologun Dr.Nazim Dauti do të realizohet ultrazëri falas për 20 gra apo vajza të komunës së Vitisë, mbi moshën 20 vjeçare që kanë apo dyshojnë në ndryshime apo histori familjare për kancer të gjirit. Do të mbahen ligjërata vetëdijësuese në fshatrat Pozheran, Smirë, Sllatinë e Epërme, Tërpezë, Beguncë, Sadovinë e Jerlive, Remnik, Skifteraj. Planifikohet të mbahet marshi vetëdijësues në qendër të qytetit në bashkëpunim me institucionet komunale, Komitetin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Grupin e Grave të Vitisë. Sipas dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e vetëdijësimit te gratë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ndërsa, oraret e aktiviteteve do të publikohen në vazhdimësi sipas radhës në rrjetin social facebook të DSHMS-së dhe QKMF-së.

May be an image of indoor and text that says 'S BARCO'

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …