leoni

Komuna e Vitisë njofton qytetarët se do ta shënoi ditën e Mjedisit

Në vazhdimin e aktiviteteve mjedisore për vitin 2021, është edhe shënimi i Ditës së Mjedisit, 5 qershori, dhe në kuadër të shënimit të kësaj dite Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit në komunën e Vitisë, ka paraparë si aktivitet mbjelljen e drunjëve përballë oborreve të shkollave të mesme rreth Lumit “Morava e Binçës”, në Viti. Aktiviteti do të filloj nga ora 10.00h në Viti, me një fjalë rasti të kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, në vendin e paraparë për mbjelljen e drunjëve.

Pjesëmarrësit në aktivitet do të jenë, të gjitha drejtoritë e Administratës Komunale të Vitisë, Kompania Regjionale e Pastrimit “Eko-Higjiena”, Njësia në Viti, Kompania Regjionale për Ujë dhe Kanalizim “ Hidromorava”- Njësia në Viti, Policia e Kosovës, përgjegjësit e të gjitha lokaliteteve, Shoqatat civile dhe qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …