Airport Adem Jashari
MIT
kek
Fillimi / Institucionet / Komuna e Vitisë pranon një donacion të madh nga Suedia

Komuna e Vitisë pranon një donacion të madh nga Suedia

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga shoqata “Iliria” dhe organizata “Human Bridge” të dyja nga shteti i Suedisë . Vlera e këtij donacioni i cili kryesisht do të shërbej për infrastrukturën shëndetësore kap shifrën e mbi 150 mijë euro. Kurse vetëm në tri vitet e fundit QKMF në Viti, ka pranuar donacione në vlerë prej 300 mijë euro të cilët janë duke u përdorur për nevojat e qytetarëve të kësaj komune. Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, potencoi se ky donacion është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Komunës së Vitisë. “ Falënderoj z. Xhafer Balaj i cili ka dhënë një kontribut mjaft të madh lidhur me donacionin i cili sot ka arritur në Viti. Ky donacion do të na shërbej për infrastrukturën shëndetësore, inventarin i cili na nevojitet në QKMF si dhe gjithashtu edhe nëpër ambulantat të cilat i kemi”, u shpreh drejtori Aliu. Ai potencoi se një pjesë e donacionit do të shërbej në veçanti qytetarëve të kësaj komune të cilët janë me nevoja të veçanta. Ndërsa Xhafer Balaj, nga shoqata “Iliria” potencoi se ky donacion ka ardhur në kuadër të bashkëpunimit të shoqatës “Iliria” me organizatën “Human Bridge” nga Suedia. “Donacioni ka arritur në kuadër të bashkëpunimit të shoqatës “Ilira” me organizatën “Human Bridge”, në këtë donacion përfshihen: shtretër elektrik, karroca, mjetet ndihmëse për banjo, vinça, material shpenzues, mjetet ortopedike etj”, u shpreh Balaj. Ai potencoi se ky është donacioni i 15-të me radhë, ndërsa theksoi se donacioni i sotëm që ka pranuar komuna e Vitisë kap shifrën e mbi 150 mijë euro. Kurse Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti, potencoi se donacioni i pranuar do të shikohet të futet menjëherë në funksion dhe atë në lokalitetet e ndryshme. Ajo bëri me dije se shifra e donacioneve të cilat janë pranuar në QKMF kalon në mbi 300 mijë euro në tri vitet e fundit, duke theksuar se të gjitha mjetet janë duke u përdorur dhe shfrytëzohen për nevojat e Komunës së Vitisë. Ajo shtoj se transporti është paguar nga komuna dhe për këtë shprehu falënderimet ndaj institucioneve komunale të Vitisë. Drejtoresha Halili-Kadolli, shtoj se ky donacion është i një rëndësie të veçantë për pacientet me nevoja të veçanta të komunës sonë dhe ata që janë në kujdes paliativ dhe sipas saj ky ka qenë edhe qëllimi kryesor qe të ndihmohet kjo kategorie. Në shenjë respekti Drejtori Aliu dhe Drejtoresha Halili-Kadolli kanë ndarë një falënderim z. Balaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetë familje përfituese në projektin “Mbështetje e integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”

Ka përfunduar projekti i Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter –Samariter-Bund Detchland” (ASB), “Mbështetje e integruar ...