leoni

Komuna e Vitisë së shpejti nis me dezinsketimin kundër mushkonjave

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, në takimin e rregullt të mbajtur sot, ka vlerësuar gjendjen aktuale të pandemisë në komunën e Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se është shpresëdhënëse rënia e numrit të infektuarve në komunën e Vitisë, që është indikacion për rritje të numrit të të shëruarve dhe rënie të atyre që po infektohen me Covid 19. Ai ka falënderuar stafin mjekësor dhe udhëheqjen e QKMF-së në Viti për punën që po bënë, për ti dal në ndihmë pacientëve që po përballen me virusin corona. Nga ana tjetër, kryetari Haliti ka kërkuar nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë që të fillohet me dezinsektimin e ambienteve në qytet dhe fshatra, për shkak të rrezikut nga numri i madh i mushkonjave. Kjo është edhe kërkesë e qytetarëve dhe është nevojë urgjente që të fillohet me dezinsektimin, ka thënë Haliti. Ndërkaq komandanti i stacionit të policisë në Viti, kapiten Afrim Halili, ka njoftuar se policia ka filluar me gjoba për ata qytetar që nuk respektojnë masat e ndërmarra për mbrojtje nga Covid 19. Sipas kapitenit Halili, janë afër 1.300 fletëparaqitje që i janë dërguar inspekcionit, ndërkaq ka bërë të ditur se zbatimi i masave nga qytetarët, momentalisht është i kënaqshëm dhe në nivel.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim ministrin Damka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit …