Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë ditë me një aktivitet simbolik në qendër të qytetit dhe në QKMF, ku qytetarëve të rastit iu  ofruan këto shërbime: Matja e tensionit arterial, matja e glikemisë si dhe iu dhanë shumë këshilla qytetarëve në lidhje me hipertensionin, diabetin, ushqyeshmërinë etj, si dhe u shpërndanë broshura me informacione shëndetësore. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti falënderoi punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Viti, konkretisht infermierët për punën e mrekullueshme, profesionale dhe të përgjegjshme që bëjnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve vitias. Përndryshe, dita e infermierisë shënohet në ditën e lindjes së Florence Nightingale, një infermiere që u lind me 12 Maj 1820, por me punën, humanizmin, vetëmohimin për të ndihmuar të tjerët dhe vullnetin e saj, u bë e pavdekshme në historinë e shëndetësisë. Ajo shkroi: “Kujdesi infermieror është një art dhe që të realizohet si i tillë, kërkohet përkushtim i plotë dhe përgatitje e fortë, sikurse për çdo vepër piktori apo skulptori, me ndryshimin se nuk do të punosh mbi një telajo ose një mermer të ftohtë, por me trupin njerëzor, tempullin e shpirtit të Zotit. Është një nga Artet e Bukura. Madje më i bukuri i Arteve të Bukura!”.

May be an image of 5 people, hospital and text

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …