Komuna e Vitisë vazhdon me dezinfektime në Viti, Pozheran dhe Stubëll

Komuna e Vitisë, po vazhdon me masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Me këtë rast sot në Pozheran është bërë dezinfektimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, hapësirës së shkollës dhe fushës sportive, sheshit por edhe të xhamisë. Ndërkaq po ashtu në qendër të qytetit të Vitisë është bërë dezinfektimi i çerdhes publike, objekti i Entit të Punësimit. Ndërkaq në Stubëll është bërë dezinfektimi i ambulantes, kishës dhe hapësirës prej kishës katolike deri tek shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …