Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Komunat kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria për milionat e humbur nga kontratat kolektive

Qindra milionë euro janë paguar nga komunat e Kosovës për vendime gjyqësore që lidhen me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, ndonëse ato janë nënshkruar nga Qeveria qendrore. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, vetëm nga viti 2022 deri në gusht 2025, komunat kanë paguar mbi 236 milionë euro për këto obligime, shpesh duke prekur investimet kapitale dhe buxhetet për shërbime publike. Punonjësit kanë fituar qindra raste në gjykata për përfitime si paga jubilare, shujta ditore, kompensim për kualifikime dhe tri paga pas pensionimit. Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, thotë se kontratat janë nënshkruar pa konsultim me komunat dhe kërkon që përgjegjësia institucionale dhe financiare t’i kthehet nivelit qendror. Raporti i Institutit GAP thekson se kontratat janë nënshkruar shpesh në prag të zgjedhjeve, pa vlerësim të ndikimit financiar, duke i shkaktuar dëme të mëdha komunave. Zgjidhja, sipas AKK-së dhe GAP-it, është krijimi i një linje të veçantë buxhetore në nivel qendror për këto shpenzime.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Poshtërim dhe refuzim diplomatik – Kurtit nuk ia dha dorën askush në Amerikë –

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në …