Komunat kërkojnë që masat në luftën ndaj pandemisë COVID-19 duhet të rishikohen çdo dy javë

Komunat kërkojnë që masat në luftën ndaj pandemisë COVID-19 duhet të rishikohen çdo dy javë

Masat e reja të propozuara nga Qeveria e Kosovës në luftën ndaj pandemisë COVID-19, po mirëpriten nga Komunat e Kosovës. Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, u shpreh se këto masa duhet të rishikohen çdo dy javë. Ibrahimi ka thënë se kryetarët e komunave dhe komunat do t’i respektojnë të gjitha masat në plotëni të cilat kanë ardh nga niveli qendror. Mes tjerashi ai ka theksuar, se komunat kanë kërkuar prezencë më të madhe të policisë së Kosovës në teren, si dhe të rritet numri i inspektorëve. Megjithatë, thekson se në përgjithësi ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, në luftimin e pandemisë./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …