Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamentit për ndarjen buxhetore për kompleksin e Jasharëve në Prekaz. Ky amendament ishte propozim i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se përmes tij, me rishikimin e buxhetit, do të ndaheshin 150 mijë euro për restaurimin e shtëpive të Jasharëve që, siç tha ai, janë para shkatërrimit, “Pasi injoruan atë që është e rëndësishme për betejën për pandeminë, ky amendament është për kompleksin e Jasharëve në Prekaz, në restaurimin e shtëpive muze. Jemi dëshmitarë se shtëpitë në lagjen e Jasharëve janë buzë shkatërrimit. Kemi kërkuar 150 mijë euro, por që në dy vitet e ardhshme do të jenë 20 milionë euro për restaurimin në lagjen e Jasharëve”, ka thënë Haxhiu para deputetëve në seancë. Amendamenti nuk ka kaluar pasi është votuar me 37 vota për, 27 kundër dhe 15 abstenime.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …