Komuniteti i Egjiptianëve të Shqipërisë ka reaguar kundër fjalimit racist të Ben Blushit në Elbasan

Komuniteti i Egjiptianëve të Shqipërisë ka reaguar kundër fjalimit racist të Ben Blushit në Elbasan

Në një peticion dërguar institucioneve kryesore në vend, romët e Shqipërisë dënojnë gjuhën e përdorur nga Blushi në Elbasan, duke e cilësuar me të drejtë si gjuhë  raciste.  Blushi, gjatë fjalimit të mbajtur në Elbasan, iu drejtua njërit që ishe i pranishëm në sallë me fjalët, ” Je bërë i pushk jevgu” . Jevgët shkruajnë se komuniteti i tyre është dhe do të jetë për ndërtimin e shtetit Shqiptar, si dhe ka kontribuar në shoqërinë shqiptare me vlerat e saj. Peticioni, i drejtuar institucioneve, thekson se ky komunitet është i indinjuar nga gjuha e përdorur nga Blushi, dhe i bëjnë thirrje që mllefet që ka me partinë te mos bëhen shkak për të ofenduar një komunitet të tërë.  Blushi ka fyer të gjithë shqiptarët islamë në romanet e tij, ku iu thur himne serbëve e grekëve. Ka pasur reagime të ashpra, nga Komuniteti mysliman i Shqipërisë, por asokohe bashkëpartiaku i tij Edi Rama nuk i kishte marrë para sysh.

Dy nga shumë  komentet për librin kontrovers të politikani shkizmatik, Ben Bllushi

Heronjte e romanit te Blushit jane habitshmerisht te ndyre, perfshirë edhe kampionin e tij, Arianit Komneni, i cili arrin deri ne ate pike sa te mos tutet para orgjive e incestit, por te vdese nga turpi i konvertimit. Si shqiptare me beri pershtypje se kristianet (katolike e ortodokse) të Blushit ishin te eger, racistë e parardhes primitive te Ku Kluks Klanit. Ata nuk e kishin problem te vrisnin shqiptaret per fe, nuk e kishin problem te tradhetonin qyteterimin e tyre kristian per te qene “kryetare keshilli” e nuk e kishin problem te manipulonin, tradhetonin, vidhnin e vrisnin bashkeqytetaret e tyre, vellezer te nje feje (banda e Marin Kuriles). Me beri pershtypje ideja e Blushit se kristianizmi u perhap me shpate e jo (sic e kisha lexuar une) nepermjet predikimeve te Shen Pjetrit.Me beri pershtypje se myslimanet e Blushit ishin injorante, vrases e grabites. Me beri pershtypje versioni i Islamit qe Blushi perpiqet t’i lere ne dere lexuesit (flas per teorine) perfshi ketu dhe kendveshtrimin racist e islamofob. Me beri pershtypje lartesimi i races greke karshi asaj shqiptare Me beri pershtypje se heroi yne kombëtar (Skënderbeu) ishte nje delirant egoist qe vuante per t’u bere mbret i shqiptareve e per kete do ta kishte shitur vete Shqiperine. Me beri pershtypje se heroi yne kombetar ishte tradhetar e bukeshkale. Me beri pershtypje se Ali Pashe Tepelena ishte nje psikopat kusar biseksual. (komentues anonim)

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Në këtë roman ofendohen në mënyrë të veçantë muslimanët shqiptarë, të cilët cilësohen si tradhtarë të krishterimit, dhunues të të krishterëve, barbarë, banditë, të paqytetëruar, përdhunues e të pabesë. Romani në fjalë është shumë shqetësues edhe për racizmin që ai shfaq për popuj dhe etni të tjera. Duke u ndjerë të fyer dhe të provokuar nga kjo vepër, shoqatat muslimane i bëjnë thirrje shoqërisë civile, opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, mediave dhe shtetit shqiptar si dhe kujtdo që ndjehet krenar për historinë dhe vlerat e popullit të vet, të distancohen nga teza e pikëpamje të tilla që krijojnë precedentë të dëmshëm për bashkëjetesën shoqërore dhe nxisin racizmin, islamofobinë dhe ksenofobinë në Shqipëri.

Siç edhe ju mund të jeni në dijeni, në javët e fundit, shtypi dhe televizionet tona janë përfshirë në një seri polemikash të nxitura nga një roman që është shkruar nga njëri prej krerëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Ben Blushi. Romani i titulluar ‘Të jetosh në ishull’, i recensuar nga z. Pirro Misha dhe i publikuar nga Shtëpia Botuese Toena, portretizon fenë islame dhe identitetin e shqiptarëve muslimanë me ngjyra negative. Në këtë roman shqiptarët muslimanë, popujt aziatikë dhe muslimanë, turqit dhe egjiptianët (ashkalitë), profeti Muhamed dhe principet e Islamit tregohen me ngjyra të errëta. Muslimanët portretizohen si të dhunshëm, imoralë, tradhtarë të krishterimit dhe feja e tyre krahasohet me epitete ofenduese për identitetin e tyre fetar, të cilat synojnë të shkaktojnë pasoja negative në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të tyre fetare. Turqit cilësohen si të egër, të dhunshëm, aziatikë dhe kriminelë, ndërsa egjiptianët si pisanjosë dhe të pacivilizuar. Islami dhe muslimanët, të cilët përbëjnë shumicën e shqiptarëve, trajtohen si elementë të padëshirueshëm duke synuar kësisoj minimin e marrëdhënieve harmonike ndërfetare të popullit tonë.  Fisnik Kruja…

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …